09:11 / 16.06.2021
Kërcënohet me thikë punëtori i një pompe të derivateve në Kaçanik
Një punëtor i pompës së derivateve ka raportuar se një i dyshuar i panjohur, nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) i ka grabitur 40 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur, transmeton Telegrafi.
“Viktima mashkull kosovar punëtor i pompës se derivateve ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës se ftohte-thikës i ka grabit 40 euro dhe është larguar ne drejtim të panjohur”, thuhet në raport.























