​Një muaj paraburgim për një të dyshuar për dhunë familjare në Ferizaj

​Një muaj paraburgim për një të dyshuar për dhunë familjare në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit I.T. shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

I pandehuri më 14.06.2021, në shtëpinë e tij në Ferizaj, si pasojë e mosmarrëveshjes paraprake rreth një telefoni, ka rrahur nënën e tij dhe më pas tenton ta godet motrën e tij. Me këtë rast reagon e dëmtuara me ç'rast prapë e godet të njëjtën grusht në fytyrë dhe si pasojë ajo pëson lëndime trupore.

Palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë