Dyshohet se kanosi me armë dy persona, arrestohet një person në Podujevë
BKT
Kronika

Dyshohet se kanosi me armë dy persona, arrestohet një person në Podujevë

Një person është arrestuar dhe pastaj është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dy persona të tjerë, transmeton Telegrafi.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

Sipas raportit të PK-së, arma e nuk është gjetur, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë, 16.06.2021 – 21:15.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur dy viktimat meshkuj  kosovarë. Arma nuk është gjetur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 


MË SHUME NGA Kronika