Vrasja e dy vëllezërve Haxhia, arrestohen edhe dy persona të tjerë
BKT
Kronika

Vrasja e dy vëllezërve Haxhia, arrestohen edhe dy persona të tjerë

Dy persona të tjerë kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen se janë të implikuar me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.

Bëhet e ditur se të arrestuari janë Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët janë kontaktuar nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen.

Mësohet se policia ka gjetur prova për implikimin e Xhixhës dhe Divës në vrasjen e dy vëllezërve. Dyshohet se dy të arrestuarit mund të kenë bashkëpunuar me ekzekutorët, dhe se kanë këqyrur territorin dhe kanë monitoruar lëvizjen e viktimave.

SPAK i ka pasur nën vëzhgim dhe kjo është arsyeja që dosja nuk është mbyllur akoma.

Brenda pak ditëve, SPAK do të dorëzoj dosjen në gjykatë. Ngjarjet janë zbardhur nga bashkëpunëtori i drejtësisë 22-vjeçari Klevis Alla.

Vëllezërit Haxhiu u vranë vitin e kaluar në Durrës. Për vrasjen e tyre kanë rënë në pranga Altin Ndoci dhe Klevis Alla ndërsa është shpallur në kërkim Talo Çela./shekulli


MË SHUME NGA Kronika