Zgjedhjet lokale, më 10 korrik fillon regjistrimi për votuesit nga diaspora

Zgjedhjet lokale, më 10 korrik fillon regjistrimi për votuesit nga diaspora

Më 17 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërkohë subjektet politike kanë 30 ditë kohë për të bërë fushatë zgjedhore.

Sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, subjektet politike mund të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje nga data 17 qershor deri më 16 gusht.

Afati për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës fillon më 10 korrik dhe zgjat deri më 18 gusht, gjithsej 40 ditë në dispozicion.

Kurse, periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës fillon më 15 shtator dhe përfundon më 15 tetor, gjithsej 31 ditë.

Gjithashtu, KQZ ditë më parë ka marrë vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Lokale. Vendimi vlen për subjektet politike të cilat do të certifikohen nga KQZ-ja për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

Sipas vendimit të KQZ-së, kufiri i sipërm i shpenzimeve është në shumën: 950 mijë e 633 euro e 40 cent dhe mbështetet në listën jopërfundimtare të votuesve, e cila përmban: 1 milion e 894 mijë e 254 votues.

“Duke u mbështetur në rregullën zgjedhore të KQZ-së për kufizimin e shpenzimeve të fushatës, kufizimi i shpenzimeve të fushatës për komunat të cilat kanë më më shumë se 5 mijë votues është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse, ndërsa për komunat të cilat kanë më pak se 5 mijë votues, subjekteve politike ju lejohet të shpenzojne deri në 0,7 euro për votues të regjistruar në atë komunë”, thuhej në njoftimin e bërë nga KQZ, shkruan “Telegrafi”.

Ndërkohë që KQZ ka paraparë afatet për zgjedhjet e 17 shkurtit, subjektet politike janë duke vazhduar me zyrtarizimin e kandidatëve për kryetar komunash.


MË SHUME NGA Nacionale