Rrihen mes vete 6 persona në Pejë

Rrihen mes vete 6 persona në Pejë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar gjashtë të dyshuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu të veturave, janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Pejë, rreth orës 17:40.

Gjashtë të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.