Vetaksident në Gjilan, humb jetën një shtetase e Shqipërisë

Vetaksident në Gjilan, humb jetën një shtetase e Shqipërisë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të fshatit Uglar të Gjilanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm , në hyrje të fshatit Uglar ka ndodhë një vetë aksident ku, në një veturë ishin katër persona. Si pasojë e vetaksidentit , pas lëndimeve të rënda të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilan. Nga hetimet e para mësohet se njëra nga pasagjeret femër shtetase e Shqipërisë ka humbë jetën si pasojë e aksidentit”, ka thënë Hashani.

Ai ka shtuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

“Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”, ka thënë Hashani.