Policia jep detaje për djegien e shtëpive në Graçanicë
BKT
Kronika

Policia jep detaje për djegien e shtëpive në Graçanicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me djegien e dy shtëpive në Graçanicë, ngjarje e cila ndodhi mëngjesin e hershëm të së enjtes, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit, deri të kaplimi i shtëpive nga zjarri kishte ardhur si pasojë e djegies së disa mbetjeve nga ushqimi i bagëtive.

Nuk ka pasur të lënduar gjatë zjarrit, ndërkaq rasti është nën hetime.

“Graqanicë 24.06.2021 – 07:10. Derisa i dyshuari mashkull kosovar kishte qenë  duke i djegur disa mbetje nga ushqimi i bagëtive dhe si pasoj e kësaj zjarri kishte kapluar dy shtëpi  të  cilat janë djegur. Nuk raportohet për  të  lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika