(Pamjet) 17 kg heroinë në kamion e zbuloi skaneri e arrestimi i shoferit
BKT
Kronika

(Pamjet) 17 kg heroinë në kamion e zbuloi skaneri e arrestimi i shoferit

17 kg heroinë u zbuluan dhe sekuestruan mbrëmjen e sotme. “ABC” ka siguruar pamjet e momentit kur kontrollohet kamioni në Durrës, brenda të cilit u zbulua heroina, ndërsa shoferi u prangos.

Kamioni me targa shqiptare ishte nisur drejt Mali të Zi për t’u furnizuar me mall për t’u kthyer më pas dhe për ta dërguar në Itali përmes portit të Durrësit, por agjentët në doganën e Hanit të Hotit nga informacionet dhe dyshimet që kishin vendosën që ta ndalonin për kontroll.

Më pas e dërguan në Durrës për ta futur në skaner ku u zbulua droga.

Në pamjet e siguruara nga “ABC” duket momenti kur agjentët e kanë rrethuar kamionin duke e kontrolluar në imtësi, ndërsa në fund iu vendosën prangat shoferit Sulo Pajo 55-vjeç nga Vlora, i cili deklaroi se nuk kishte dijeni dhe se thjeshtë ishte i punësuar.

“Grupi hetimor vijon punen per  zbardhjen e plote te ketij rasti, identifikimin dhe kapjen e  personave te tjere perfshire ne kete tentative per trafikim te drove te forta” deklaron policia. 

https://www.youtube.com/watch?v=mVWnpJQXniw


MË SHUME NGA Kronika