Aksident me pasojë një të vdekur në Bulqizë
BKT
Kronika

Aksident me pasojë një të vdekur në Bulqizë

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur këtë të martë në Bulqizë.

Policia bën të ditur se në orët e para të mëngjesit, shtetasi D. GJ., 30 vjeç, banues në Krastë, Martanesh, duke drejtuar automjetin tip Mitsubishi në aksin rural Ballejë-Krastë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./a2


MË SHUME NGA Kronika