Masakroi gruan dhe tentoi vetëvrasjen, arrestohet në spital 51-vjeçari
BKT
Kronika

Masakroi gruan dhe tentoi vetëvrasjen, arrestohet në spital 51-vjeçari

 Policia ka arrestuar në spital 51-vjeçarin Artan Ismalaja, i cili vrau bashkëshorten e tij me thikë brenda në makinë.

Më pas, ai tentoi të godiste edhe veten më thikë. Si pasojë e plagëve, Ismalaja ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Çifti i bashkëshortëve mësohet se ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Krujës me makinën e tyre. Por rrugës ata kishin devijuar në një rrugë dytësore.

Mendohet se 51-vjeçari fillimisht debatoi me bashkëshorten e më pas e qëlloi atë disa herë në trup.

Ishin punonjësit e fasonerisë ata që zuluan krimin dhe që njoftuan menjëherë policine.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa hetuesit po mbledhin deshmi nga te aferm te tyre.

Çifti prej vitesh jetonte në Tiranë, ku administronte një biznes familjar./vp


MË SHUME NGA Kronika