Lihen në burg mjekët e QSUT-së dhe infermierja që morën ryshfet
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për dy mjekët Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj.
Arrestimi i tyre erdhi pasi kishin pranuar para rryshfet për të kryer operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dyli i cili mbeti i plagosur në vrasjen e katërfishtë në Velipojë. Ndërsa për babain e tij, Fatbardh Dyli gjykata caktoi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për shkak se nuk rezulton të ketë element të veprës penale.
Ka qenë bashkëshortja e Fatbardh Dyli ajo që ka zhvilluar një bisedë telefonike me infermieren në Shkodër Diellë Macaj duke i thënë asaj se do t’i çojnë dhuratë 500 mijë lekë të vjetra doktorit, por pa përmendur emrin se cilit prej tyre. Infermierja e ka mbështetur në atë bisedë duke i thënë se “është mirë t’ia dërgosh dhuratën”. Kaq ka mjaftuar që policia e cila kishte në përgjim familjen Dyli për të bërë arrestimin e dy mjekëve kirurg të spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, infermieres në Shkodër Diellë Macaj që është një e njohur e familjes Dyli./noa























