08:48 / 12.07.2021
Rrahje në Fushë Kosovë, arrestohen gjashtë persona të dyshuar
Gjashtë persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në rrahje mes vete, transmeton Telegrafi.
Si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.























