Drogë dhe armë, katër të arrestuar në Lezhë, mes tyre dy të mitur
BKT
Kronika

Drogë dhe armë, katër të arrestuar në Lezhë, mes tyre dy të mitur

Finalizohet operacioni policor i koduar "Skënderbeg", për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë për drogë dhe armëmbajtje pa leje.  Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike. 

Policia e Lezhës arrestoi në flagrancë shtetasin Z.D., banues në L.L., Lezhë, pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa tek stani i tij, në L.L., Lezhë. 

Policia arrestoi gjithashtu shtetasin P.Gj., banues në lagjen "Skënderbeg" Lezhë, pasi në bahçen e tij iu gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Gjithashtu, në vijim të operacionit, Forca e Posaçme "Shqiponja" në DVP Lezhë kishte siguruar informacione në rrugë operative, për shtetas që shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, në Shëngjin, Lezhë.

Pas lokalizimit dhe ndalimit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e këtyre shtetasve gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L.T. dhe F.N., të dy 17 vjeçarë dhe banues në Rrilë, Lezhë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./oranews


MË SHUME NGA Kronika