14:17 / 16.07.2021
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e Agim Dreshajt
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e Agim Dreshaj i lindur më 01.09.1967 në fshatin Prigodë të Istogut.
Siç njofton policia i pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Mashtrim”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. 























