22:54 / 17.07.2021
Disa të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë
Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë, ku janë përfshirë katër vetura.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 19:10, në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor. Në këtë aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë pësuar lëndime trupore, dhe të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë ai.























