Korçë, makina përplas këmbësorin në terminal
BKT
Kronika

Korçë, makina përplas këmbësorin në terminal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotme në terminalin e autobuzëve interurban në Korçë.

Një makinë ka përplasur një këmbësor që po kalonte rrugën në vizat e bardha.

Mësohet se i lënduari është një i ri, i cili menjëherë u transportua drejt spitalit me urgjencë.

Ndërkohë akoma nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia drejt vendngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./oranews


MË SHUME NGA Kronika