09:44 / 26.07.2021
Sulmohet seksualisht një femër në Pejë, arrestohet i dyshuari
Policia ka njoftuar për një rast sulm seksual në Pejë, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti e kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.























