09:25 / 27.07.2021
E goditi me shufër metalike viktimën, arrestohet i dyshuari nga Lipjani
Një person është arrestuar në Lipjan, pasi i njëjti kishte një mosmarrëveshje të mëhershme me viktimën mashkull kosovar të cilin dyshohet se e ka goditur me shufër metalike duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























