Arrestohet i mituri, dyshohet se vodhi 50 euro nën kërcënimin e armës
BKT
Kronika

Arrestohet i mituri, dyshohet se vodhi 50 euro nën kërcënimin e armës

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur të dyshuar në Prishtinë.

I njëjti është arrestuar pasi që dyshohet se nën kërcënimin e armës i kishte marrë 50 €. Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku  kanë gjetur dhe sekuestruar: një revole me gaz, një shkrepës në formë të revoles dhe një thikë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika