Policia sekuestron armë dhe fishekë në Gjakovë, arrestohen tre persona
BKT
Kronika

Policia sekuestron armë dhe fishekë në Gjakovë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Gjakovë, pasi që pas një mosmarrëveshje të më hershme dyshohet se i kanë drejtuar armët njëri tjetrit dhe një herë është shtënë me një armë, transmeton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore ku kanë sekuestruar: dy revole, një AK 47, katër karikator dhe 90 fishekë.

Në vendin e ngjarjes gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe një gëzhojë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika