09:41 / 27.07.2021
Gjendet e vdekur në banesë prizrenasja
Një femër kosovare është gjetur e vdekur në banesën e saj dje në Prizren.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24-orësh.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, si dhe mjekësia ligjore, të cilët kanë marrë trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në këtë raport.























