Aksident në autostradën Elbasan-Tiranë
BKT
Kronika

Aksident në autostradën Elbasan-Tiranë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë.

Siç mund të shihet nga këto pamje të siguruara nga Panorama.al një makinë është përmbysur në rrugë.

Mësohet se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy vajza, njëra prej të cilave ishte drejtuese e makinës.

Nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes./panorama


MË SHUME NGA Kronika