09:25 / 28.07.2021
Arrestohet një person nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, transmeton Telegrafi.
Në raportin e policisë thuhet se sipas ankueses femër kosovare i dyshuari, zyrtar i gjendjes civile në komunë e Obiliqit në këmbim të rregullimit të dokumenteve të gjendjes civile i njëjti i ka kërkuar favore viktimës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























