Arrestohen 4 persona pas një mosmarrëveshje në komunikacion
BKT
Kronika

Arrestohen 4 persona pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Policia ka arrestuar 4 persona të cilët dyshohet se u përfshinë në rrahje pas një mosmarrëveshje në komunikacion.

Rrahja ka ndodhur një ditë më parë në komunën e Prizrenit ku sipas policisë dyshohet se 4 persona pas një mosmarrëveshje në komunikacion u përfshinë në një rrahje.

Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta si shkopinjë dhe thika.

Sipas policisë të lënduarit pasi janë dërguar në spital dhe kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika