Anëtaret e bordit të Ujësjellësit “Prishtina” morën jashtëligjshëm mëditje
BKT
Kosovë

Anëtaret e bordit të Ujësjellësit “Prishtina” morën jashtëligjshëm mëditje

Shkelje të shumta ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2020 për Ujësjellësin regjional Prishtinë.

Sipas auditorit Bordi i drejtorëve me datë 30.12.2020 kishte marrë vendim për kompensim me nga 300 € shtesë për drejtorët e BD, në vlerë 1,200€, në emër të mjeteve simbolike financiare për fund vit, përkundër që një kompensim i tillë nuk është i lejuar me ligj, raporton “Front Online”.

“Kompensimi shtesë i bordit ka ardhur si kërkesë nga dy anëtarë të bordit e cila është aprovuar nga përkrahja e anëtarit të tretë, edhe pse e kundërshtuar nga Kryeshefi Ekzekutiv dhe një anëtar i Bordit të Drejtorëve. Kompensimi shtesë i anëtarëve të Bordit Drejtues, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, ndikon në dëmtimin e buxhetit të Kompanisë për shkak të shpenzimit të parave publike pa bazë ligjore. Bordi i Drejtorëve, nxjerrjen e vendimeve për kompensime shtesë ta bëjë në përputhje me vendimet e Qeverisë dhe ligjet në fuqi” thuhet në raportin e ZKA-së, raporton “Front Online”


MË SHUME NGA Kosovë