Rriten rastet me Covid-19 në Kosovë, 58 raste brenda 24 orëve

Rriten rastet me Covid-19 në Kosovë, 58 raste brenda 24 orëve

Nga 3.669 testime, 58 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.867 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 388.073 doza të vaksinës.

Deri më sot 124.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 3 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.616.

Në total numri i rasteve aktive është 250.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!