Intervistohet nga policia një i dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
BKT
Kronika

Intervistohet nga policia një i dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Policia ne Suharekë, ka filluar hetimet intensive lidhur me rastin e raportuar “Kanosje” të ndodhur me 28.07.2021, ku i dyshuari G. D ka poseduar armë zjarri, i cili është arrestuar nga policia dhe vullnetarisht ka dorëzuar një armë ( me gas) dhe një karikator, transmeton Telegrafi.

“Polica ne Suharekë te gjitha veprimet e ndërmarra lidhu me ketë rast ka qen te koordinuar me prokurorin e shtetit për krime te rënda ku rasti cilësohet si “Kanosje me armë” dhe “Mbajtje ne pronësi posedim i paautorizuar i armës dhe municionit”.

I dyshuari G. D është intervistuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit kujdestar për krime te rënda është liruar ndërsa rasti shkon ne procedurë te rregullt”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika