Një person theret me thikë në Prishtinë

Një person theret me thikë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të therjes me thikë në Prishtinë, transmeton Telegrafi.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në zonën industriale në Prishtinë, të enjten rreth orës 01:20.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, person-a të panjohur e kanë therur me thikë dhe janë larguar në drejtim të panjohur” .

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse policore.