Arrestohet nën dyshimin për dhunë në familje dhe shtytje në vetëvrasje

Arrestohet nën dyshimin për dhunë në familje dhe shtytje në vetëvrasje

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dyshimtë të dhunës në familje dhe shtytje në vetëvrasje në Prishtinë, transmeton Telegrafi.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten në ora 08:15.

“Dhunë familjare /shtytje në vetë-vrasje. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar duke u munduar ta detyroj të kryej veprën e ka sulmuar fizikisht”.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.