Dy të mitura në Lipjan vjedhin një arkë me të holla

Dy të mitura në Lipjan vjedhin një arkë me të holla

Dy vajza të mitura dyshohet se kanë kryer një vjedhje në Lipjan.

Një ditë më parë në Lipjan një person ka raportuar se rreth orës 13, dy vajza të mitura kanë hyrë në objekt dhe aty kanë thyer arkën, duke i vjedhur të hollat që ishin në të.

Sipas raportit zyrtar të policisë në konsultim me prokurorin mbetet që të dyshuarat të intervistohen në prani të zyrtarëve për punë sociale.