Djali sulmon dhe fyen nënën nën ndikimin e alkoolit

Djali sulmon dhe fyen nënën nën ndikimin e alkoolit

Në Kamenicë ka ndodhur një rast dhune në familje, ku djali nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar dhe fyer nënën e tij.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur më 27 korrik 2021.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe nën ndikim të alkoolit është dërguar në stacion policor për intervistim.

Pas këndelljes i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt