Durrës arreston 6 persona për trafikim lëndësh narkotike

Durrës arreston 6 persona për trafikim lëndësh narkotike

Gjashtë persona janë arrestuar për trafikim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje, njoftoi të premten policia në Durrës.

Nga kontrollet janë kapur gjithashtu edhe dy qytetarë të shpallur në kërkim.

Një banor i Fushë-Krujës është arrestuar në banesën e tij ku iu gjetën të kultivuara disa rrënjë kanabis, 2 pushkë dhe municion luftarak. Bashkë me të u arrestua për mos kallëzim krimi dhe shoku që gjendej në banesë me të, një qytetar i Durrësit, njofton euronews.albania.

Dy qytetarë janë arrestuar nga policia e Durrësit për kultivim të lëndëve narkotike dhe shitje të tyre. Nga operacioni u sekuestrua 1.3 kilogramë kanabis sativa.

Nga kontrollet u bë i mundur edhe arrestimi i dy personave të shpallur në kërkim, njëri për vjedhje dhe tjetri për prodhim dhe shitje drogash.