09:35 / 30.07.2021
Dyshohet se sulmoi fizikisht të dashurën, arrestohet
Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht një femër, me të cilën ishin në lidhje dashurie, transmeton Telegrafi
Rasti ka ndodhur të enjten në Novobërdë, në ora 15:40.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























