Arrestohet për grabitje një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë

Arrestohet për grabitje një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Prishtinë, pasi dyshohet se i kishte grabitur çantën e krahut një gruaje.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur të enjten në rrugën “Nazim Gafurri” në orën 23:30. Në çantën e grabitur kishte dy telefona, një orë dore si dhe gjëra personale. I arrestuari M.K., 21-vjeçar, është dërguar në mbajtje për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë