Gjendet i vdekur një person në Fushë Kosovë

Gjendet i vdekur një person në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë, transmeton Telegrafi.

Rasti ka ndodhur të premten, në orën 23:25 në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në banesën e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili e ka konstatuar vdekjen”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë