Njëzetë vetura përfshihen nga zjarri në Gjakovë
BKT
Kronika

Njëzetë vetura përfshihen nga zjarri në Gjakovë

Njëzetë vetura të papërdorura janë përfshirë nga zjarri dje në Gjakovë në rrugën “Gasper Karaqi”.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 13:30 dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se janë përfshirë nga zjarri 20 vetura që papërdorura. Zjarrfikësit kanë dalë në lokacion dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë./KlanKosova/


MË SHUME NGA Kronika