10:21 / 03.08.2021
Grabitje e armatosur në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje të armatosur që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, kishin shkuar katër persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin grabitur një kasafortë në të cilin dyshohet se ka pasur para të gatshme, dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim,
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.























