17,322 vaksinime brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Numri i qytetarëve që po vaksinohen kundër COVID-19 është në rritje. Këzshtu kanë njoftuar nga VV.
Vetëvendosje ka thënë se duhet të shohet numri i qytetarëve të vaksinuar në mënyrë që në vjeshtë të jemi sa më shumë të imunizuar.
Ky është njoftimi i plotë:
Thehet rekordi ditor!
17.322 vaksinime brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë. Numri i qytetarëve tanë që po vaksinohen kundër Covid-19 është në rritje, çdo ditë po shohim një numër më të lartë të tyre dhe kjo është shenjë e mirë marrë parasysh rrezikut që na kanoset me variantin delta që edhe te ne ka filluar të përhapet. Duhet ta shtojmë numrin e qytetarëve të vaksinuar në mënyrë që vjeshtë të jemi sa më shumë të imunizuar. Çdo vonesë dëmton e rrezikon seriozisht si shëndetin ashtu edhe ekonominë tonë që mund të mbyllet sërish, andaj caktoni terminin dhe vaksinohuni.























