​Sulmoi policët që zbatonin masat antiCOVID-19, një muaj paraburgim

​Sulmoi policët që zbatonin masat antiCOVID-19, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj A.S., shtetas kosovar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

I pandehuri më 2 gusht 2021 në Ferizaj ka sulmuar policët gjatë kryerje së detyrës zyrtare, duke u shkaktuar lëndime trupore, në atë mënyrë që B.V. dhe A.R., të cilët kishin qenë të angazhuar në planin operativ antiCOVID dhe derisa ishin duke i larguar klientit nga një lokal, i pandehuri i sulmon fizikisht duke u shkaktuar lëndime trupore të përshkruara në raportet mjekësore të Qendrës Emergjente në Ferizaj.

Paraburgimi do të mbahet në Qendrën e Paraburgimit dhe nga aty dërgohet në Institutin e Fornezikës Psikiatrike në Prishtinë, me qëllim ekzaminimi psikiatrik dhe konstatim-observim të natyrës, llojit, shkallës dhe kohëzgjatjes së sëmundjes mendore, ndikimin që ka pasur gjendja mendore, si dhe faktin se a e ka mundur i pandehuri t’i kuptojë veprimet e tij në kohën e kryerjes së veprës penale dhe nëse është i aftë për ta kuptuar akuzën dhe a është i aftë për ta përballuar gjykimin.

Palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.


MË SHUME NGA Nacionale