Rrihen vëllezërit në Ferizaj, ndërhyn policia

Rrihen vëllezërit në Ferizaj, ndërhyn policia

Zyrtarëve policorë në Ferizaj iu është dashur të intervenojnë në një çështje familjare.

Me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshimtë (vëllezër) pasi që kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, të dyshuarit kanë qenë në ndikim të alkoolit.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë