08:44 / 05.08.2021
Dy vëllezër nga Peja rrihen mes vete, bëhen për spital
Janë arrestuar dy persona të dyshimtë (vëllezër) pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.
Të dyshuarve iu është ofruar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet.























