Gjuajti me armë në aheng familjar, policia interviston 22 vjeçarin

Gjuajti me armë në aheng familjar, policia interviston 22 vjeçarin

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës dje rreth orës 18:30 kishte pranuar një informatë se kishte të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Koshtovë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng familjar ku në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja.

“Pas identifikimit të të dyshuarit është dorëzuar një armë gjuetie nga e cila armë kishte shtënë i dyshuari. Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën dhe dy gëzhojat Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.L, 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë