Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë shënuar pesë raste të dhunës në familje.

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, nga një kanë ndodhur në Kamenicë, Pejë dhe Zveçan.

Raporti i plotë:

Prishtinë (EN: 139.3-249.5) 04.08.2021 – 00:58. Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Graqanicë 04.08.2021 -21:35 Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me viktimën femër e kishte sulmuar fizikisht atë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Fsh. Berivojc, Kamenicë 03.08.2021 – 23:11. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i dyshuari është arrestuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Pejë 03.08.2021 – 23:45. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar (vëllezër) pasi që, pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit. Të dyshuarve iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim, të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Zveçan 04.08.2021 -19:00 Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (bashkëshorten e tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari mbahet në stacion policor deri në këndellje.


MË SHUME NGA Nacionale