11:19 / 08.08.2021
Gjatë 24 orëve të fundit, 110 aksidente trafiku
Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, 34 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 76 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1443 gjoba trafiku si dhe katër për mosrespektim të masave antiCOVID-19.
Në 24 orët e fundit janë arrestuar 21 persona, 14 janë dërguar në mbajtje si dhe një në vuajtje të dënimit.























