Prishtinasi arrestohet në Shëngjin, u kap me drogë
BKT
Kronika

Prishtinasi arrestohet në Shëngjin, u kap me drogë

Një shtetas nga Kosova, gjegjësisht nga Prishtina, është arrestuar në Shëngjin.

Policia shqiptare ka bërë të ditur se 26-vjeçari E.B., nga Prishtina, është arrestuar pasi në çantën e tij janë gjetur doza me lëndë narkotike, e dyshuar për “cannabis sativa”, transmeton Zeri.info.

“Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Lapidarit’, Shëngjin, forca e posaçme ‘Shqiponja’ gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin, në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën e tij ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike, të dyshuar ‘cannabis sativa’”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Lezhë.


MË SHUME NGA Kronika