Përleshje në Podujevë, dy persona të lënduar dhe tre të arrestuar
BKT
Kronika

Përleshje në Podujevë, dy persona të lënduar dhe tre të arrestuar

Dy persona janë lënduar, kurse tre të tjerë janë shoqëruar në Polici, pas një përleshjeje në fshatin Hericë të Podujevës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se lëndimet e dy personave kanë ardhur si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta.

“Sot rreth orës 15:30 është pranuar informata për një përleshje fizike në progres në fshatin Herticë të Podujevës.Me të marrë informatën policia, ka arritur  në vendin e ngjarjes dhe  ka shoqëruar  3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Si pasojë e rrahjes, nga mjetet e forta që janë përdorë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, u shpreh ajo.

Tutje, Ahmeti tregoi se aktualisht policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.


MË SHUME NGA Kronika