Pronari i marketit ngacmon seksualisht punëtoren, lirohet
BKT
Kronika

Pronari i marketit ngacmon seksualisht punëtoren, lirohet

Një grua nga Mitrovica ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një market, është ngacmuar seksualisht nga pronari i marketit.

Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregull.

“Mitrovicë 08.08.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në market është ngacmuar seksualisht nga pronari i marketit i dyshuari mashkull kosovar i cili është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika