09:28 / 11.08.2021
E sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet i dyshuari në Ferizaj
Një person në Ferizaj është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht babanë e tij të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima, sipas Policisë, është dërguar në trajtim mjekësor.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një AK/47,një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe 31 copë fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.























