Zjarrvëniet e qëllimshme, 1 në pranga dhe 1 në kërkim në Berat
Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për zjarrvënie të qëllimshme në Berat.
Policia sqaron se në pranga ka rënë 35-vjeçari Marjo Çuedari, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në fshatin Vëndreshë, ku si pasojë është djegur sipërfaqe e konsiderueshme toke me pyje dhe bimësi të ndryshme.
Po ashtu bëhet me dije se është shpallur në kërkim dhe 44-vjeçari Besnik Hoxha banues në Bathore në Tiranë, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në Malin e Tomorrit, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe kullota.
Nga ana tjetër dhe në Elbasan është arrestuar një person për zjarrvënie të qëllimshme. Në pranga ka rënë Mir Rexha, i cili akuzohet se ka djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe vresht në fshatin Shtërmen.
Policia e Shtetit një ditë më parë njoftoi se nga data 25 Korrik deri në 10 Gusht janë vënë në pranga 15 persona dhe janë proceduar 16 të tjerë për zjarrvënie të qëllimshme.
Po ashtu autoritetet kërkojnë ndihmën e banorëve që të denocnojnë çdo rast të zjarrvënies së qëllishme./tvklan.al























